Një grup senatorësh amerikanë kanë uruar Kosovën e Serbinë për arritjen e një “marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve” në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, transmeton InLajmi.
Të mërkurën senatorët Chris Murphy, Gene Shaheen, Pete Rickes, Tom Tillis, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen lëshuan deklaratë të përbashkët ndërsa theksuan se kjo marrëveshje është momentum i rëndësishëm për 2 vendet, shkruan Tanjug.
“Ne i përgëzojmë qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve”, thanë senatorët, duke shtuar se ky është një moment i rëndësishëm për Beogradin dhe Prishtinën dhe se “ky përparim mund të hapë mundësi të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë. të cilat përfshijnë përpjekjen drejt anëtarësimit në BE dhe rritjen e integrimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe në botë”, thuhet në deklaratë. /InLajmi/