“Dëgjova në lajme në televizione që paskan humbë mostrat, unë po e quaj që ia vodhën gjakun për mu personalisht ka qenë vdekja e 2-të e Astritit nuk e di nëse mund të kuptohet ndryshe”.
Këto ishin fjalët e Xhemiles nënës së tashmë të ndjerit Astrit Deharit, për zhdukjen e mostrave të djalit të saj.
Kujtojmë se, më 8 dhjetor ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se janë zhdukur mostrat e të ndjerit, Astrit Deharit, nga laboratori i toksikologjisë.
Haxhiu kishte theksuar se në këtë vend kanë qasje vetëm 3 persona.
Ndërsa, edhe nëna e Astrit Deharit ka thënë se nëse në vendin e zhdukjes së mostrave kanë qenë vetëm 3 punëtore dhe prokurori i rastit edhe pas gati 3 muajve nuk e ka zbuluar akoma se cila ka “vjedhur gjakun” e të birit, shkruan Dukagjini.
“3 punëtore kanë qenë dhe kanë kaluar gati 3 muaj nga zhdukja e mostrave a nuk po mundet prokurori me zbulu se cila ka vjedhur gjakun dhe se pse është vjedhur, unë person i thjesht do të mundesha ta zbuloja deri më tani”, është shprehur ajo.