Protestat kanë shpërthyer në Greqi për aksidentit hekurudhor, ku mbetën të vdekur 43 persona, transmeton InLajmi.
Shumë protestues po e shohin atë si një aksident që pritej të ndodhte.
Protestuesit u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë – kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.
Protesta u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës.
3 ditë zie kombëtare janë shpallur në të gjithë vendin pas aksidentit tragjik, shkruan BBC.
Shumica prej pasagjerëve në bord ishin studentë rreth të 20-ave që po ktheheshin në Selanik. /InLajmi/