Avokati kosovar, Arianit Koci e ka konsideruar si tallje me personat me aftësi të kufizuar dhe publikun uljen në karroca të krerëve të shtetit, përcjell InLajmi.
Koci ka thënë se ndjesia për personat me aftësi të kufizuara apo solidarizimi, nuk shprehet në këtë mënyrë.
Rikujtojmë se fotografitë e krerëve të shtetit në karroca gjatë takimit me personat me aftësi të kufizuara ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i tij:
1.
Nuk e di për ju të tjerët, por mua kjo foto nuk po më pëlqen.
Ndjesia për personat me aftësi të kufizuar apo solidarizimi, nuk shprehet në këtë mënyrë. Thjesht, ata kanë nevojë që t’iu krijojmë kushtet: qasje në objekte dhe investime që ua lehtësojnë jetën.
Deri tani, këtë si shoqëri nuk e kemi bërë.
I kemi lënë anash dhe mua më vjen shumë keq.
2.
E njoh Albinin personalisht. E di që është burrë serioz dhe ka ra në grackën e dikujt që nuk ia ka lidhjen raportit me publikun.
Përndryshe, këtë veprim e kisha konsideru si tallje me personat me aftësi të kufizuar dhe publikun.
Njësh për këshilltarin! /InLajmi/