Liderët e partive opozitare kërkuan që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të raportojë në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi, raporton InLajmi.
E me 80 vota kjo kërkesë u aprovua këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës, ku dhe Kurti është shprehur i gatshëm të debatojë me deputetët.
Ky debat do të nis në ora 13:00 dhe do të vazhdoj deri në orën 16:00 bëri të ditur Shefja e Grupt Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila. /InLajmi/