Kryeministri i Kosovës para deputetëve po raporton për takimin e fundit në Bruksel me presidentin serb për normalizimin e marrëdhënieve në mes 2 vendeve sipas planit franko-gjerman, raporton InLajmi.
Kurti tha se nuk do t’i tolerojë gabimet politike e historike të qeverive të kaluara dhe se ato gabime nuk do të përsëritën asnjherë.
”Nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me kushtetutën, asnjë nga kjo, asnjëherë. Gabimet politike, historike të qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë. Do të bëjë maksimalen që ato gabime t’i eliminojë apo së paku t’i reduktoj”,tha Kurti.
Sipas tij të gjithë ata që thonë se “ne paskemi pranuar një element të ri në marrëveshjen bazike janë të keqinformuar ose ju mungon racionaliteti në vlerësim”. /InLajmi/

















