Pas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut ishte edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i cili në seancën e Kuvendit të Kosovës kërkoi që kryeministri i vendit Albin Kurti të raportojë për takimin e mbajtur në Bruksel, raporton InLajmi.
Krasniqi theksoi se marrëveshja e arritur në Bruksel në bazë të propozimit evropian nuk mund të fuqizohet pa u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.
Ai postjerash kërkoi debat parlamentar për propozimin evropian, marrëveshje e cila siç theksoi ai, nuk e ka as njohjen e ndërsjellë.
“Unë nuk e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka kryeministri se me ardh në Kuvend e me iu drejtu deputetëve e qytetarëve. Po flasim për një marrëveshje preambula e së cilës heq dorë nga njohja e ndërsjellë, neni 10 specifikon se pa njohje të ndërsjellë pranon asociacionin. Nga ajo që kemi parë është që ajo marrëveshje nuk mund të fuqizohet pa u ratifikuar në Kuvend. Ka shumëçka se çka thuhet në këtë marrëveshje. Ne e mbështesim kërkesën për debat”, tha Krasniqi. /InLajmi/