Komuna e Prishtinës nga kjo e enjte do ta ketë edhe një tjetër drejtori, atë të Sigurisë dhe Emergjencave ,përcjell InLajmi
Kjo u bë e ditur nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i cili tha se ata e kanë prioritet sigurinë e qytetarëve.
E me këtë drejtori do të udhëheqë Lulzim Fushtica, i cili sipas Ramës ka përvojë 25-vjeçare në sektorin e sigurisë publike
Postimi i plotë i tij:
Sigurinë e qytetarëve të #Prishtinës e kemi prioritet!
Për të jetësuar përkushtimin tonë për një jetë të sigurt për të gjithë, sot zyrtarisht e themeluam Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave në #kryeqytet!
#prishtinapraktike #siguriapublike /InLajmi/