Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që si pikë e parë e rendit të ditës të jetë raportimi i kryeministrit Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës, raporton InLajmi.
Abdixhiku kërkoi sqarime shtesë për takimin që u mbajt më 27 shkurt në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Alekandar Vuçiq.
”Propozoj mocion procedural që si pikë e parë e rendit në seancën e sotme të kuvendit të ndodhë raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues në Bruksel”.
Mirëpo, kjo kërkesë e Abdixhikut si duket shkaktoi zhurmë te deputetët e VV-së në Kuvend, e Abdixhiku e komentoi këtë zhurmë si “frikë” e deputetëve të VV-së. /InLajmi/