Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj, parasheh se implemntimi i planit franko-gjerman për Asociacionin përbën rrezik për reciklimin 23 çështjeve problematike të cilat “u shpëtuan” përmes aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, përcjell InLajmi.
Sipas saj, ky rrezikim që po bën Qeveria e Kosovës arsyetohet vetëm nëse arrihet që plani franko-gjerman t’i evitojë kompetencat ekzekutive.
Haradinaj thekson se nëse nuk veprohet kështu atëherë Serbia do të instalohet zyrtarisht në Kosovës dhe siç thekson ajo, ky “fatalitet” do t’u adresohet Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit.
Postimi i plotë i saj:
AS KOMPETENCA EKZEKUTIVE, AS TË NDËRMJETME!
Një plan i ri implementimi për Asociacionin (shtesë atij të vitit 2015) përbën rrezik për riciklimin e të gjitha 23 çështjeve problematike të cilave “u shpëtuam” përmes aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese!
Rrezikimi që po bën Qeveria me rinegociim, arsyetohet vetëm nëse arrinë që në planin e ri implementues t’i evitojë edhe kompetencat ekzekutive, edhe ato të ndërmjetme, e poashtu të ruajë mbrojtjen ligjore dhe filtrin final përmes Gjykatës Kushtetutese.
Secili epilog tjetër do ta instalojë pakthyeshëm Serbinë zyrtare në Kosovë, dhe ky fatalitet do t’i faturohet – përveç dy ish kryeministrave Mustafa e Thaçi – edhe kryeministrit aktual Kurti. /InLajmi/