Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Haki Abazi deklaroi se në çdo vend ku ka pasuri e minerale nëntokësore në tokën e Kosovës, krajli serb ka vendosur kolonizator serb, përcjejll InLajmi.
Kjo sipas deputetit Abazi është arsyeja e extraterritorialitetit për pronat e kishës ortodokse.
Ai shton se kjo është forma për mos me lënë Kosovën të zhvillohet e popullata shqiptare të largohet nga vendi.
Postimi i plotë i tij:
Në çdo vend ku ka pasuri e minerale nëntokësore në tokën e Kosovës, krajli serb ka vendosur kolonizator serb. Grançanica, Novobërda, Peja, Mitrovica, Shtërpca, Kllokoti, Obiliq dhe vendet tjera ku ka ari, argjend, krom, boksit, linjit, minerale të rralla,- Kjo është arsyeja e extraterritorialitetit për pronat e kishës ortodokse. Kjo është forma për mos me lanë Kosovën me u zhvillu e me u largu popullata shqiptare. /InLajmi/