Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 597-vjetorin e Kuvendit të Lezhës, përcjell InLajmi.
Haradinaj thotë se Kuvendi i Lezhës është momenti kur shqiptarët u bënë një.
Ai thekson se vendimet e ndërmarra në këtë Kuvend u vendosen bazat e ndërgjegjës kombëtare.
Kreu i AAK-së thotë se duhet ta ruajmë dhe t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Postimi i plotë i tij:
Nëpër kohë, shqiptarët ekzistonin, por nuk ishin vetvetja, ishin pjesë – pjesë, por nuk ishin një. Gjithë kjo histori e madhe që iu ka mbijetuar shekujve e ka pikënisjen, dhe ai është momenti kur jemi bërë një, tek Kuvendi i Lezhës dhe atyre prijësve te mençur që ditën ta bashkonin kombin në kohë të vështira, për një përpjekje më të madhe.
Nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në këtë Kuvend, u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare.
Edhe sot, në përvjetorin e 579-të, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij. /InLajmi/