Më 2 mars 1444 me ftesën e Skënderbeut në Kishën e Shën – Kollit në Lezhë u mbajt Kuvendi i Princërve Arbëror dhe ky kuvend ishte i njohur si Kuvendi i Lezhës, shkruan InLajmi.
Lidhja e Lezhës ishte aleancë politiko – ushtarake e princërve arbëror dhe njëherit ata ruanin dhe autonominë e luftës.
Në këtë kuvend morën pjesë edhe shumë princa të tjerë si Gjergj Arianiti, Andrea Topia me djemtë, Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka me disa familjarë, Lek Zaharia, Pjetër Spani me djemtë dhe Lekë Dushmani. Në kuvend mori pjesë edhe Stefan Cërnojeviç.
Me vendimet që mori ky Kuvend i Madh si dhe me rrjedhojat historike që ai krijoi, me epopenë skënderbegiane njëçerekshekullor, i vuri shqiparët në llogoren e parë të luftës antiosmane për mbrojtjen e atdheut nga barbari osman.
Skënderbeu u zgjodh kryetar dhe komandanti në fuqi i forcave të kombinuara që numëronin rreth 8.000 luftëtarë.

Lidhja e Lezhës përgjithësisht pranohet si pikënisje e krijimit të shtetit të përqendruar shqiptar nga Skënderbeu. /InLajmi/