Profesori i Biologjisë (FSHMN), Halil Ibrahimi, prezantoi llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit, të quajtur “Potamophylax humoinsapiens”, raporton InLajmi.
“Nëse insektet do të zhdukeshin, edhe bota për disa kohë nuk do të ekzistonte. Nga insektet varet jeta e të gjitha gjallesave. Janë 1 milion lloje të njohura të insekteve. Në Kosovë ka pasur të dhënë të pakta për insekte. 19 lloje te reja të insekteve janë zbuluar në dekadën e fundit nga Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Prishtinës”, tha ai.
Sa i përket zbulimit të fundit të insektit “Potamophylax humoinsapiens”, profesori tha se ky insekt është lloj unik që jeton vetëm në Kosovë.
Ai tha se ky insekt ka një rol shumë të rëndësishëm për funksionimin e lumenjve dhe pyjeve.
Ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, më këtë rast i dhuroi mirënjohje profesorit Halil Ibrahimi, për punë dhe kontributin e tij. /InLajmi/