Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, pas publikimit të emrave të disa viktimave nga Gjykata Speciale që pretendohet se janë vepra të krerëve të UÇK-së, përcjell InLajmi.
Sipas Klinakut, këto publikime janë skandali i radhës i Gjykatës Speciale, derisa me këtë veprim thotë ai po rrezikohen dëshmitarët.
Tutje theksoi Klinaku se veprimi i lartcekur është i 2-ti skandal pas atij të parit kur rrjedhën dosjet, ndërsa për fajin e tyre tash 2 vite e gjysmë mbahen peng krerët e OVLUÇK-së.
Postimi i plotë i tij:
Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar:
I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor.
Me këtë, për herë të 2 , por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët, sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe 2 vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
P.S
Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, kjo zyrë përçarëse e popullit shqiptar le t’vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme./InLajmi/