Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësuesit e Handikosit, përcjell InLajmi.
E këtë takim Konjufca e mbajti me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.
Edhe Konjufca është parë i ulur në karrocë sikurse Kurti dhe Osmani në shenjë solidariteti me përdoruesit e karrocës
Ndryshe, përfaqësuesit e shoqatës Handikos më herët kanë takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ndërsa do të zhvillojnë takim edhe me drejtorët e drejtorive komunale. /InLajmi/