Tash e sa kohë Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria e Arsimit ka filluar projektin për rinovimin objekteve të shkollave, investime këto të cilat do të ofrojnë komoditet e hapësirë më të dashur për nxënësit, përcjell InLajmi.
Për investimet rinovues që po bëhet në shkollat e kryeqytetit, ka njoftuar drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati e cila tha se punët rinovuese tashmë kanë përfunduar në shkollën “Iliria”, për të vazhduar me rinovimin e plotë të shkollës fillore “Pjetër Bogdani”.
Musmurati, gjithashtu theksoi se rinovimet dhe investimet e tilla do të bëhen edhe në shkollat tjera.
Këto rinovime sipas saj do bëjnë që shkollat e Prishtinës të kenë ambiente më miqësore për nxënësit. /InLajmi/