Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj këtë të mërkurë ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it Italian, Kolonel Mario Bozzi, përcjell InLajmi.
Muharremaj deklaroi se ata biseduan për realizimin e projekteve të shumta, që mund t’iu shërbejnë qytetarëve.
Më tej ai tha se ata e vlerësojnë misionin e KFOR-it për ruajtjen e sigurisë në vend.
Postimi i plotë i tij:
Sot e prita komandantin e ri të KFOR-it Italian, Kolonel Mario Bozzi.
Ne natyrisht e vlerësojmë misionin e KFOR-it për ruajtjen e sigurisë në vendin tonë, e poashtu biseduam edhe për realizimin e projekteve të shumta, që mund t’iu shërbejnë qytetarëve.
Faleminderit
Bali Muharremaj /InLajmi/