Komisioni për të Drejtat e Njeriut e Barazi Gjinore me 7 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratuan ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, përcjell InLajmi.
Kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se mungon Lista Serbe në këtë komision dhe i ftoi ata që të bashkëngjiten dhe të punojnë së bashku në legjislativ.
“Nëse tash është momenti për ta hapur këtë temë, unë po e marr si fatkeqësi që nuk e kemi grupin e Listës Serbe për këtë komision, pasi ata nuk kanë dërguar asnjë deputet. Dua ta ftoj Listën Serbe që të punojmë bashkërisht në Kuvend”, deklaroi ajo.
Më tej Balje tha se Ligji për Lirinë Fetare është në favor të të gjitha feve në Kosovë. /InLajmi/