Ferizaj ka mposhtur Dritën me rezultat 2-1 në fundjavën që lamë pas, fitore e rëndësishme kjo për klubin ferizajas pasi është duke ‘luftuar’ në garën për mbijetesë.
Por, jo gjithçka shkoi mirë për ta, pasi teksa tentonin ta mbanin rezultatin, Bujar Shabani u ndëshkua me karton të kuq.
Komisioni Disiplinor tashmë ka marrë vendim që ta dënojë atë me 2 ndeshje mos lojë, shkruan IndeksOnline.
”Lojtari i KF ”Ferizaj” Bujar Shabani me nr fanelle 25; në minutën e 90+, gjatë një dueli për top e kishte goditur lojtarin kundërshtar me bërryl në fytyrë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në komunikatën e FFK-së.