Një burrë nga Bolivia ka treguar sesi ka mundur të mbijetojë për 31 ditë në xhunglën e Amazonës i vetëm.
30-vjeçari Jhonattan Acosta u nda nga 4 miqtë e tij ndërsa ishte duke gjuajtur në Bolivinë veriore dhe nuk arriti të bashkohej më me ta.
Ai ka treguar se për të mbijetuar piu ujë shiu të mbledhur në këpucë dhe hëngri krimba e insekte të tjera ndërsa fshihej nga jaguarët dhe kafshë të tjera grabitqare.
Acosta u gjet më në fund nga një grup kërkimi që përbëhej nga miq dhe vendas të cilët kishin nisur kërkimet pasi ai humbi për një muaj.
“Është e pabesueshme, nuk mund të besoj se njerëzit vazhduan kërkimin për kaq gjatë”, tha ai mes lotësh.
“Kam ngrënë krimba, kam ngrënë insekte, nuk do ta besoni gjithçka që duhej të bëja për të mbijetuar gjatë gjithë kësaj kohe”, tha 30-vjecari për Unitel TV.
Ai hëngri gjithashtu fruta të egra të ngjashme me papajat, të njohura në vend si gargateas.
“Falënderoj shumë Zotin, sepse më ka dhënë një jetë të re”, tha ai transmeton Gazeta Express.
Ndërsa qëndronte në xhungël, Acosta humbi 17 kg, dëmtoi kyçin e këmbës dhe kur i gjet ishte edhe i dehidratuar.