Kryeministri i Kosovës Albin Kurti këtë të hënë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Bosnje e Hercegovinës, përcjell InLajmi.
Kurti deklaroi se më datë 1 mars të vitit 1992 qytetarët e Bosnje-Hercegovinës votuan me shumicë dërrmuese për të formuar një shtet sovran.
Ai shtoi se qytetarët përkujtojnë atë ngjarje historike dhe të gjithë që ranë për këtë parim.
Postimi i plotë i tij:
Më 1 mars 1992 qytetarët e Bosnje-Hercegovinës votuan me shumicë dërrmuese për të formuar një shtet sovran dhe të pavarur bazuar në parimin e qytetarisë së barabartë. Sot ne përkujtojmë atë ngjarje historike dhe kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe vdiqën për këtë parim. Gëzuar Dita e Pavarësisë! /InLajmi/