Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në një konferencë për medie deklaroi se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në BE, përcjell InLajmi.
Për këtë deklaratë të tij ka reaguar kryeministri kosovar Albin Kurti i cili tha se Serbia po e shkel pikën 4 të propozimit të BE-së.
Kurti shtoi se normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të 2 palët negociojnë në mirëbesim.
Postimi i plotë i tij:
Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të Pikës 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të 2 palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë. /InLajmi/