Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka cituar presidentin amerikan, Joe Biden se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi arrihet përmes njohjes së ndërsjellët.
Ai në Forumin Ekomomik që po mbahet në Shkup ka thënë se edhe kancelari gjerman ka përmendur njohjen e ndërsjellët.
Kurti tha se Kosova ka bërë progres ekonomik, por edhe demokratik – por thotë se raportet me Serbinë akoma nuk janë stabile.
“Përkundër se jemi vend normal, marrëdhëniet tona me Serbinë tona nuk janë normale dhe duhet t’i normalizojmë dhe normalizimi mund të bëhet me njohje të ndërsjellët, kjo është thënë nga presidenti Biden, sekretari Blinken, kancleri Sholz”, ka thënë Kurti.
Teksa ka folur për luftën në Ukrainë, Kurti ka thënë se agresioni rus në Ukrainë ka ndikuar që të kemi inflacion të lartë.
“Inflacioni i lartë dhe gjendja energjetike lidhet direkt me agresionin rus”, ka thënë Kurti teksa ka shtjelluar situatën aktuale atje, transmeton Gazeta Express.
Ai ka përmendur edhe strehimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë