Greqia shpalli 3 ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik në Tempe të Greqisë qendrore, ku dhjetëra njerëz humbën jetën, transmeton InLajmi.
Flamujt janë vendosur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike.
Edhe partitë politike po pezullojnë fushatën e tyre për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në prill, shkruan Greekreporter.
Një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasen në Tempe pranë qytetit të Larisës në Greqinë Qendrore, ku mbetën të vdekur 36 persona dhe 80 të lënduar. /InLajmi/