Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë është takuar me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq, përcjell InLajmi.
Abazoviq njoftoi se me Kurtin folën për ndërlidhjet më të mira infrastrukturore, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Ai shtoi se të 2 shtetet vazhdojnë të trashëgojnë trashëgojmë marrëdhënie të mira fqinjësore.
Postimi i plotë i tij:
Mali i Zi ofron mbështetjen e plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin. Me kryeministrin e Kosovës #AlbinKurti sot fola për ndërlidhjen tonë më të mirë infrastrukturore, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Vazhdojmë të trashëgojmë marrëdhënie të mira fqinjësore /InLajmi/