Luban Karan, ish-oficer i Shërbimit të Kundërzbulimit (KOS), duke folur për bisedimet në Bruksel, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për të gjitha vendimet, pengesën më të madhe e ka brenda Serbisë, transmeton InLajmi.
Tutje ka shtuar Karan se askund si në Serbi nuk ekzistojnë parti parlamentare që reagojnë kur bëhet fjalë për Kosovën
“Një gjë e tillë nuk ekziston askund në rajon. Të gjithë janë dakord kur bëhet fjalë për vendin e tyre dhe interesat e përbashkëta, vetëm këtu në Serbi kemi edhe parti parlamentare që pengojnë ashpër kur është fjala për Kosovën”, tha Karan.
Siç thotë ai, edhe presidenti Vuçiq ka kërkuar unitet në Kuvend, por ai unitet nuk është arritur.
“Për fat Vuçiqi, luftoi fuqishëm para negociatave dhe arriti të evitojë rrezikun e një konflikti të armatosur. Ata që duan që ne të hyjmë në konflikt të armatosur nuk janë të vetëdijshëm se jemi të rrethuar nga forcat e NATO-s”, u shpreh Karan për Tv Pink.
Ish-oficeri Karan, theksoi gjithashtu se përvojat historike na mësuan se çfarë do të thotë të refuzosh negociatat, prandaj asnjëherë nuk duhet refuzuar negociatat. /InLajmi/