Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar një video se si do të duket “Ura e Bunës”, projekt ky që do të lidhë Velipojën me Ulqinin, përcjell InLajmi.
Rama njoftoi se ky projekt është bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të financohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi.
Kryeministri thekson se kjo urë do t’i japë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare.
Kutjojmë se gjatë ditës së hënë, Rama ishte pritur në takim nga kryeministri Dritan Abazoviq në Mal të Zi, ku biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes 2 vendeve dhe realizimin e projekteve.
Postimi i plotë i tij:
Me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga 2 qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur. /InLajmi/