Të hënën mbrëma për herë të parë është publikuar përmbajtja e planit Franko-gjerman, plan ky që u dakorduan Kosova dhe Serbia, përcjell InLajmi.
Ndërsa Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar përmbajtjen e marrëveshjes së propozimit evropian.
Hoti ngrit në diskutim 2 çështje, nga pika 2 dhe 4, të kësaj marrëveshje.
Postimi i plotë i tij:
Marrëveshja në preambulë përmban:
– Pika 2: “… për të kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës”.
– Pika 4: “… pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.
Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?!
Pa paragjykuar çështjet e statusit?! /InLajmi/