Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në Likoshan e Qirez, përcjell InLajmi.
Haradinaj thotë se forcat serbe vranë barbarisht gra, pleq, fëmijë e të rinj të paarmatosur.
Ai thotë se kjo masakër nxiti edhe më shumë rezistencën dhe mobilizoi edhe më shumë shqiptarët për luftë ndaj armikut deri në çlirim.
“Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë i saj:
Më 28 shkurt 1998, të nxitur nga humbjet e mëdha që pësuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Likoshan e Qirez, forcat serbe u hakmorrën duke vrarë barbarisht gra, pleq, fëmijë e të rinj të paarmatosur.
Kjo masakër nga policia dhe ushtria serbe shënon fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik si dhe djegien dhe shkatërrimit të pasurisë së tyre. Masakra e Likoshanit dhe Qirezit nxiti edhe më shumë rezistencën dhe mobilizoi edhe më shumë shqiptarët për luftë ndaj armikut deri në çlirim.
Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! /InLajmi/