Plani franko-gjerman përmban 11 nene brenda tij.
Ky plan tashmë është pranuar nga të 2 palët, ani pse nuk është nënshkruar.
E, për njërën ndër pikat që po ka debate të shumta është pika 7 në të cilën thuhet se palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.
Mazllum Baraliu thotë se pika e cila flet për Kishën Ortodokse Serbe është jashtë çdo standardi evropian.
“Ajo pikë është e ndërlidhur me të drejtat shtesë jashtë standardeve evropiane, do të thosha edhe botërore që me këtë plan po iu jepen komunitetit serb, gjegjësisht kishës së tyre, kjo është e para deri te ekstra territorialiteti sepse statusi i tyre nuk ka çka rregullohet, ai është i rregulluar me ligje të veçanta, pastaj është Asociacioni nën dy që i është dhënë në bazë të këtyre marrëveshjeve që duhet realizuar dhe e treta është dhënë ajo vetëqeverisja ose ata e kanë quajtur vetmenaxhimi i komunitetit serb do të thotë më shumë se Asociacioni, më shumë se plani i Ahtisarit, më shumë se 6 pikat e Ban Ki Moon-it”, tha ai.
Sipas tij, me pranimin e këtij plani, Serbia do të jetë trefish e pranishme në Kosovë, shkruan FrontOnline.
“Serbia do të jetë trefish e pranishme me autonomi territoriale në veri dhe në komunat tjera, do të jetë me Asociacion dhe do të jetë me ri rregullimin e pozitës së Kishës Serbe”, është shprehur Baraliu.