Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës e përshëndesin marrëveshjen, por që ka ankesa për marrëveshjen, përcjell InLajmi.
Kjo pasi sipas tij nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti dhe nuk përmendet askund në marrëveshje Lugina e Preshevës.
Postimi i plotë i tij:
Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përshëndesim marrëveshjen e djeshme në Bruksel.
Por, nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti, nuk përmendet askund në marrëveshje Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia për të ndalur diskriminimin dhe pasivizimin e adresave.
Urime të gjithëve! Zoti na ndihmoftë! /InLajmi/