• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Analisti gjerman: Asgjë nuk u arrit në Bruksel përderisa nuk ka një marrëveshje

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
28 February 2023
në KRYESORE
0 0
0
Analisti gjerman: Duhet një angazhim i lidershipit Perëndimor për ta kthyer dialogun në “binar”
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel ka prodhuar një situatë të paqartë rreth asaj se kush, çfarë ka pranuar. Dikush e interpreton edhe si pranim për themelimin e Asociacionit, dikush tjetër thotë që Kurti ka pranuar vetëm planin franko-gjerman pa Asociacion duke e argumentuar edhe me faktin që Vuçiq ka refuzuar që të nënshkruajë. Por çfarë prodhoi në të vërtetë takimi i gjatë i së hënës në Bruksel dhe kush çfarë pranoi.

Edhe analisti gjerman dhe eksperti i Democratization Policy Council, Bodo Weber konkludon se deklarimet e Borell, Kurtit dhe Vuçiqit kanë prodhuar një konfuzion për atë se çfarë është arritur.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur dje në kryeqytetin e dialogut mund të përkufizohet me sloganin e vjetër që “asgjë s’është arritur derisa s’ka një marrëveshje për gjithçka”.

Epo, nëse krahasohen deklaratat e 3 negociatorëve Borrell, Kurti dhe Vuçiq mbrëmë, mbetet konfuze se çfarë është rënë dakord dje apo nëse s’është rënë dakord fare. Mendoj se e vetmja mënyrë për t’i dhënë kuptim asaj që ka ndodhur është me sloganin e vjetër të dialogut: “Asgjë nuk është arritur derisa të ketë një marrëveshje për gjithçka”, ka thënë Weber.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi e kanë përsëritur se marrëveshjet e kaluara duhet të implementohen. Si Brukseli ashtu edhe Washingotni kanë specifikuar se çështja e themelimit të Asociacionit është e karakterit urgjent. Megjithatë duket që kjo çështje do të krijojë telashe edhe në ditët në vijim për negociatorët dhe përkrahësit.

Weber ka thënë se duket që ka mospajtime të qarta në mes të Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin dhe jo vetëm për afatet kohore të themelimit.

Eksperti gjerman i cili dje ka dalë edhe me një shkrim autorial përmes të cilit e ka kritikuar propozimin franko-gjerman, thotë se ajo çfarë ka ndodhur dje është që Brukseli vetëm i ka zhvendosur negociatat për Asociacionin tek bisedimet që do të bëhen për aneksin e implementimit, në mënyrë që të deklarojnë një lloj progresi.

Weber s’është optimist që do të ketë ndonjë pajtueshmëri për Asociacionin në negociatat që do të ndodhin gjatë marsit.

“Jo – duket qartë se mosmarrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin në nuk është zgjidhur, jo vetëm për renditjen dhe afatet kohore. Kjo do të thotë se mosmarrëveshja dje është zhvendosur vetëm në negociata për aneksin e zbatimit, në mënyrë që të mund të shpallet një lloj përparimi. Nuk ka asnjë informacion mbi të cilin mund të parashikohet se Vuçiq dhe Kurti mund të bien dakord për Asociacionin në takimin e ardhshëm të planifikuar për në mars në Maqedoninë e Veriut”, ka shtuar Bodo Weber.

I pyetur nëse mendon se ka rrezik që të dështojë komplet nisma franko-gjerman dhe nëse se ajo çfarë ndodhi dje ishte një taktikë e Kurtit për të dalë mirë para ndërkombëtarëve në ndërkohë që gjithçka varet nga Asociacioni, Weber shprehet se nuk e di çfarë taktike po përdor Kurti por e thotë qartë që nëse s’ka marrëveshje për Asociacionin s’ka as marrëveshje.

“Sinqerisht nuk e di se cila është taktika negociuese e kryeministrit Kurti. Por nëse nuk ka marrëveshje për Asociacionin, nuk do të ketë marrëveshje për aneksin e zbatimit, pra nuk do të ketë fare marrëveshje, pavarësisht se çfarë është deklaruar mbrëmë”, ka theksuar Weber.

Ai këtu ka kritikuar edhe ndërkombëtarët duke thënë se ata asnjëherë s’e kanë thënë qartë se janë kundër kompetencave ekzekutive të Asociacionit që rrjedhimisht i bie të jenë kundër qëndrimit të Beogradit.

Për këtë çështje Weber thotë se ende s’ka folur as Aleksander Vuçiq dhe s’ka treguar nëse është i gatshëm të tërhiqet nga kërkesa për Asociacioni me kompetenca ekzekutive.

“Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për heqjen dorë nga pozita e Kurtit në Asociacionin. SHBA-ja dhe BE-ja, pas një dekade duke iu shmangur qëndrimit për çështjen e kompetencave të Asociacionit, nuk janë pozicionuar kundër kompetencave ekzekutive për Asociacionin, dhe rrjedhimisht kundër qëndrimit të Beogradit. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë reagim nga presidenti Vuçiq për këtë zhvillim deri më tani, kështu që mbetet plotësisht e paqartë nëse Vuçiq është gati të tërhiqet nga ky qëndrim thelbësor i Beogradit”, ka përfunduar Weber për Gazetën Express.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq janë takuar të hënën në Bruksel pas një kohe të gjatë. Borell pas takimit ka treguar se të dy janë pajtuar për propozimin franko-gjerman, megjithatë negociata të tjera janë të nevojshme. Miroslav Lajcak përgjatë dy javëve të para të marsit do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin ku do të diskutohet për aneksin e implementimit.Pritet të shihet nëse do të arrihet pajtim për atë se kur do të themelohet Asociacioni apo nëse do të dështojë gjithçka.

Tags: Bodo WeberQeveria e KosovësSerbia
Postimi i mëparshëm

Rizvanolli: 600 pajisje për mihje të kriptovalutave janë konfiskuar në veri gjatë vitit 2022

Postimi tjetër

Gërvalla: Nuk shoh arsye pse Spanja nuk po e njeh Kosovën

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Gërvalla: Nuk shoh arsye pse Spanja nuk po e njeh Kosovën

Gërvalla: Nuk shoh arsye pse Spanja nuk po e njeh Kosovën

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu