Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur provincën Malatya të Turqisë, transmeton InLajmi.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 6.9 kilometrash në lagjen Yesilyurt.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme, shkruan asgjencia ruse e lajmeve Tass.
Ndryshe, tërmeti i 6 shkurtit ka lënë pasoja të mëdha në Turqi dhe Siri, ku kanë mbetur të vdekur 44.000 njerëz. /InLajmi/