• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Takimi në Bruksel, eksperti Sarrazin apelon që BE të flasë hapur me Serbinë

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
27 February 2023
në KRYESORE
0 0
0
Takimi në Bruksel, eksperti Sarrazin apelon që BE të flasë hapur me Serbinë
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i Evropës Juglindore, Manuel Sarrazin është i ngarkuar i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor. Ai flet për shanset e integrimit europian të rajonit dhe rreziqet aktuale.

Këtë të hënë takohen sërish në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Tema e bisedimeve është plani i inicuar nga Gjermania dhe Franca për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. BE dhe SHBA i kanë dhënë Kosovës dhe Serbisë një afat deri në mars 2023 që të bien dakord për këtë plan. Propozimi parasheh që të dy vendet fqinje nuk do e njohin njëra-tjetrën formalisht, por do të pranojnë ekzistencën e e dynashme dhe kështu të startojnë një proces të normalizimit, pak a shumë si ai mes Gjermanisë Federale dhe RDGJ-së mbi bazën e marrëveshjes së vitit 1972. Serbia dihet që e refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008.

Sinjal i fortë për Kosovën dhe Serbinë

Eksperti i Europës Juglindore, Manuel Sarrazin, i ngarkuar i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor sheh në planin e paraqitur një shans për të dyja vendet. “Propozimi evropian që bazohet në iniciativën gjermane dhe franceze është në gjendje të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes 2 vendeve. Ai do të hapë rrugën për integrimin rajonal në BE”, shprehet Sarrazin. Pranimi i këtij plani është një hap thelbësor për të 2-ja vendet në drejtim të BE.

Tani është mundësia që të 2-ja palët të tregojnë fleksibilitet dhe të pranojnë propozimet e paraqitura. Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në një situatë kritike ndërkombëtare, thekson Sarrazin. Pranimi i planit nuk do të zgjidhë të gjitha problemet, beson Sarrazin, por ai do të “hapte një shteg pozitiv”, që më në fund për Serbinë dhe Kosovën t’ia vlejë konstruktiviteti. Po ashtu ky plan do të thjeshtonte shumë çështje të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik. “Do të ofroheshin shumë mundësi, që të zbatohen pikat që i kemi arritur në Procesin e Berlinit dhe të shkohet përtej kësaj.”

Qëndrimi i Serbisë në Ukrainë i paqartë

Përmes një qëndrimi pozitiv ndaj propozimit europian përfaqësuesit e Serbisë kanë shansin të tregojnë, që ata e kanë seriozisht kur thonë se “duan të zgjidhin në mënyrë konstruktive çështjen e Kosovës dhe të vazhdojnë me besueshmëri në rrugën e integrimit evropian”. Kjo mund të krijojë një besim të ri, “që tek politika serbe mund të mbështetesh”, thekson Sarrazin. Po ashtu do të dërgohej edhe një sinjal drejt përfaqësuesve të ekonomisë, ndër të tjera në Gjermani, që duan të investojnë në Serbi.

Për Serbinë kjo ka rëndësi sidomos para situatës, ku shumë nuk janë të sigurtë, se në cilën anë qëndron Serbia në luftën e Ukrainës. “Ne presim natyrisht edhe më tej që Serbia, ashtu si është fiksuar në marrëveshjen e stabilizim-asociimit të afrohet hap pas hapi edhe më tej me politikën e jashtme europiane dhe në fund t’i bashkohet asaj.”

“BE të flasë hapur me Serbinë”

Kush do të bashkohet me BE duhet të respektojë edhe vendimet europiane. “Ne na mungon çdo lloj përpjekjeje atje”, kritikon Sarrazin. Ai apelon ndaj BE të flasë qartë e hapur me Serbinë. Të folurit hapur është më mirë se “mbulimi apo zbukurimi i hapave të vegjël, për të cilat do të ketë ujdi të dyanshme për të bërë më pas sikur çdo gjë është në rregull.” Sarrazin vlerëson që Serbia në javët e fundit është përpjekur të forcojë marrëdhënien bilaterale me Ukrainën. Por nga ana tjetër në Serbi edhe më tej ka një propagandë të fortë proruse. Sarrazin është i mendimit se perspektiva e vuajtjes në Ukrainë dhe krimet që Rusia ka kryer në Ukrainë duhet të jenë më në fokus të tematizimit publik. “Ato janë krime lufte ruse, përpjekje imperialiste ruse për të kolonizuar Ukrainën, kjo kundrejt një populli sllav, kundrejt Ukrainës”, shprehet Sarrazin.

Gjendje e tensionuar në Bosnje-Hercegovinë

Si i ngarkuar i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin ka në vëmendje edhe gjendjen e tensionuar në Bosnje-Hercegovinë. Ai e shikon si jo produktiv debatin për politikanin gjerman të CSU dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt. “Në gjendjen aktuale politike e shoh një diskutim të tillë për shpërbërjen e postit të Përfaqësuesit të Lartë si të pamenduar dhe të rrezikshëm”, shkruan DW.

Vetë Sarrazin bën një bilanc pozitiv të angazhimit 1-vjeçar si i ngarkuar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Sidomos tre marrëveshjet e mobilitetit në samitin e Berlinit, deklarata për energjinë, në kuadër të të cilës Gjermania i ka ofruar rajonit në formë bilaterale mjete të mëdha financiare janë sinjale shumë të rëndësishme. “Qeveria federale ka një angazhim të qartë për të ardhmen europiane të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.” Këtu nuk bën pjesë vetëm kërkimi i mundësive për zgjidhje për krizat akute aktuale, por edhe përmirësimi i dukshëm i perspektivës për shoqëritë në rajon. “Në këtë drejtim duam të punojmë si qeveri federale në muajt e ardhshëm”, shprehet Sarrazin. Koordimi i vendosur në ujdi të ngushtë me partnerët në BE dhe SHBA janë kusht për të arritur zhvillime pozitive në Ballkanin Perëndimor, thekson Sarrazin.

 

Tags: BEManuel SarrazinQeveria e KosovësSerbia
Postimi i mëparshëm

Para takimit në Bruksel, Departameti amerikan i Shtetit ka disa fjalë për Kosovën dhe Serbinë

Postimi tjetër

Fatmir Limaj tregon nëse do të bashkohet me Partinë Demokratike të Kosovës

Të ngjajshme Postime

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Postimi tjetër
Fatmir Limaj tregon nëse do të bashkohet me Partinë Demokratike të Kosovës

Fatmir Limaj tregon nëse do të bashkohet me Partinë Demokratike të Kosovës

Lajmet e fundit

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu