Të paktën 59 persona, duke përfshirë një foshnjë, fëmijë dhe disa gra, vdiqën pasi një varkë prej druri që transportonte emigrantë u copëtua në shkëmbinj në brigjet e Kalabrisë, thonë autoritetet italiane, transmeton InLajmi.
Numri i viktimave ka gjasa të rritet.
Anija u largua nga qyteti turk i Izmirit 3 ose 4 ditë më parë, me 140 deri në 150 persona në bord.
Rreth 80 persona u shpëtuan, tha brigada e zjarrfikësve të Italisë, shkruan CNN.
Të mbijetuarit ishin nga Irani, Pakistani dhe Afganistani. /InLajmi/