Nexhmije Gori është zgjedhur kryetare e Odës së Infermierëve, Mamive dhe profesonistëve tjerë shëndetësorë, përcjell InLajmi.
Për këtë reagoi vet Gori ku u shpreëh falënderuese për të gjithë ata që e votuan për të qenë në krye të Odës së infermierëve.
Ajo i ftoi kolegët e saj që ta mbajnë për fjale çdo zotim të saj që ka bërë.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur kolegë
Më lejoni që t’iu falënderoj sinqerisht për besimin që më keni dhënë sot për të qenë për një mandat kryetare e Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.
Sot, ishte një garë tejet fer, ku ju treguat një kulturë të lartë të veprimit sipas parimeve demokratike.
Ashtu siç u shpreha në fjalimin inugurues, Ju ftoj të më mbani për fjale për zotimet që kam bërë.
Gjatë çdo dite të punës do të jem peng i këtyre zotimeve dhe do të punoj pa rreshturi në realizimin e tyre.
Sot, ishte një ditë me shumë thirrje, telefonata, mesazhe andaj dua t’i falëmnderoj të gjithë veç e veç që më kanë uruar si dhe njerëzit që më kanë mbështetur, duke u nisur nga kolegët dhe miqë të shumtë të cilët kanë qenë në gatishmëri për t’më udhëzuar e mbështetur sa herë që kam pasur nevojë.
Thellësisht mirënjohëse
Nexhmije Gori
Kryetare e Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë /InLajmi/