Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, përcjell InLajmi.
Zyrtarë nga kjo ministri theksojnë se ky përmirësim ka ardhur falë pranimit të kontigjentit të ri të dokumenteve blanko.
Ndryshe, deri vonë Kosova është përballur me mungesë të materialeve për prodhimin e disa dokumenteve që nga muaji tetor i vitit të kaluar.
Postimi i plotë i MPB:
Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko. /InLajmi/