Analisti, Ehat Miftaraj u shpreh se më shumë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ditën e sotme është implementimi i saj në vazhdim.
Sipas tij sot 2 janë pikat e nxehta për të cilat mund të mos bihet dakord, ose të diskutohet gjatë. Kerkësa e Vuçiç që të vazhdohet formimi i Asocicacionit, ndërsa për Kurtin është kërkesa për përcaktimin e një afati për njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Sot është një ndër ditët më të rëndësishme, që lidhet me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Kemi pasur deklarata nga Kurti dhe Vuçiq që është një bazë e mirë për dialogun, por i rëndësishëm është implikimi.
“Nëse sot pajtohet dhe nënshkruhet marrëveshje, Kosova brenda 15 ditëve do të duhet të dërgojë një draft në Serbi”, tha ai për ABC News.
“Plani thotë që prej ditësh që shkruhet marrëveshje, bëhet një konference ku do të ketë donacione që do iu vijnë në ndihmë”, shtoi ai.