Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para takimit që do të mbahet në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, raporton InLajmi.
Pjesëtarë të kësaj partie kanë vendosur një poster në objektin e Qeverisë së Kosovës, në të cilin shihet kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq me doreza të boksit mbi tavolinë ndërsa nën të duke shtrenguar duart për marrëveshje.
Ndryshe, këtë të hënë pritshmëritë për arritjen e një marrëveshje po cilësohen si të mëdha nga ndërkombëtarët, të cilët kanë inkurajuar të 2-ja vendet që të pranojnë planin franko-gjerman. /InLajmi/