Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti reagoi pas takimit të kësaj të hënë në mes Kurtit dhe Vuçiqit, përcjejll InLajmi.
Hoti ndër tjerash pyeti se si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së?.
Postimi i plotë i tij:
- Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?!
- Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje?!
- Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?! /InLajmi/