Takimi në Bruksel ka ngjallur vëmendje të madhe, kjo për shkak të pritshmërive të mëdha për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell InLajmi.
Kryeministri i vendit Albin Kurti do të takohet këtë të hënë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohet për pranimin ose jo të planit franko-gjerman, i cili parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes të 2-ja vendeve dhe arritjen e një marrëveshjeje.
Ky takim që do të zhvillohet në Bruksel ka inkurajuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që të shprehin mbështetjen për kryeministrin Kurti, çka edhe ka bërë që ata të zgjedhin një formë kreative për këtë, duke postuar në rrjete sociale hashtagun #me kryeministrin.
E kjo padyshim nuk mbeti pa u komentuar nga juristi Ehat Miftaraj, i cili me sarkazëm iu drejtua aktivistëve të VV-së duke iu thënë “Po nuk është ka shkon në luftë o trima. Në Bruksel po shkon me diskutu për një marrëveshje të re për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë”.
Gjithashtu ai i siguron aktivistët për kthimin e shpejtë të Kurtit, duke iu thënë se “sonte ose më së largu nesër në mengjes, Kurtin në Prishtinë e keni”.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Ja filluan hashtagat me Kryeministrin.
Po nuk eshte ka shkon ne lufte o trima. Në Bruksel po shkon me diskutu për një marrëveshje të re për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Sonte ose më sê largu nesër në mengjes, në Prishtinë e keni. /InLajmi/