Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq i del në mbështetje presidentit Aleksandar Vuçiq, ndërsa thekson nevojën për unitet të plotë shtetëror dhe politik në Serbi, transmeton InLajmi.
“Mendoj se pak njerëz në Serbi e dinë rëndësinë e takimeve që presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të ketë sot në Bruksel. Prandaj dua t’i dërgoj mbështetje në këto momente të vështira, duke ditur forcën e personalitetit të tij, i cili di të përballojë të gjitha presionet, duke udhëhequr një politikë të mençur dhe të përgjegjshme”, tha Daçiq për Tanjug.
Në Bruksel të hënën pasdite zhvillohet raundi i ri i negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i përfaqësuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti e presidenti serb Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Jozep Borrell./InLajmi/