Ura mbi lumin Buna do të lidhë Malin e Zi me Shqipërinë dhe do të ndikojë në turizmin e të dyjave vendeve, u shpreh kryeministri malazez, Dritan Abazoviç në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama.
“Kjo urë jo vetëm do të lidhë 2 shtete, por do të ndikojë në turizëm. Qëllimi ynë është që njerëzit të kenë akses më të lehtë që të lehtësohet trafiku”, tha Abazoviç.
“Mendoj që raportet që ka qeveria e malit të Zi me qeverinë e Shqipërisë janë shembull që duhet t’i ndjekin dhe vendet e tjera në rajon. Kjo është mënyra më e mirë që njerëzit të njohin njëri-tjetrin, të nënshkruajnë marrëveshje të përbashkëta”.