Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, kanë vizituar familjen e Adem Demaçit dhe atë të Astrit Deharit, përcjell InLajmi.
Këto vizita u realizuan për nder të ditëlindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçit dhe aktivistit Astrit Dehari.
Kryeministri Kurti tha se jeta dhe vepra e Demaçit na dëshmon për të vërtetën e shqiptarëve në raport me Serbinë kurse rasti i Deharit dëshmon për drejtësinë ende të munguar në Kosovë.
Kurti derisa vlerëson Demaçin dhe Deharin shkruan “Kush jehon, rron edhe kur s’jehon, si këta të 2”.
Postimi i plotë i tij:
AD, 26 shkurt
Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy. /InLajmi/