Disa trupa të pajetë janë gjetur nga autoritetet në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë në det, pas nisjes së operacionit të kërkim-shpëtimit.
Dhjetëra motovedeta të policisë kufitare, marinës dhe helikopterë vijojnë kërkimet në det, të cilat janë vështirësuar ndjeshëm dhe për shkak të kushteve atmosferike, transmeton A2CNN.

Ende nuk dihet kombësia e personave të mbytur, ndërsa bëhet me dije se në peshkarexhë ka pasur mbi 180 emigrantë.