Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në ditëlindjen e atdhetarit Adem Demaçi ka kujtuar kontributin e tij për Kosovën, përcjell InLajmi.
Çitaku e ka quajtur Demaçin si “epitomë e qendresës”.
Ajo falënderoi Demaçin për kontributin e tij, duke thënë “faleminderit që na mësove të ëndërrojmë dhe ta duam Kosovën pa kushte”.
Ndryshe, më 26 shkurt të vitit 1936 ka lindur atdhetari Adem Demaçi, i cili sot u kujtua nga shumë politikanë për kontributin e tij të pashoq në krijimin e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Epitoma e qëndresës.
Adem Demaçi, faleminderit që na mësove të ëndërrojmë dhe ta duam Kosovën pa kushte. /InLajmi/