Sekretari i Aleancës për Ardherinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka kërkuar nga kryeministri Kurti që ta pranojë planin Franko-gjerman, përcjell InLajmi.
Nitaj tha se nëse lëshohet ky rast, pasojat do të jenë katastrofike për Kosovën dhe se nuk është koha për eksperimente.
Postimi i plotë i tij:
Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja tashmë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre. Palëve u është dhënë propozimi franko-gjerman me vërejtjen se është mirë ai nuk mund të ndryshohet, për të cilin pjesa dërrmuese e spektrit politik në Kosovë, duke përfshirë edhe Qeverinë, kanë deklaruar se kjo paraqet njohje faktike të Kosovës.
Nuk është mirë të eksperimentohet dhe pres nga Kryeministri të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel, por t’i thotë PO përfundimtare propozimit Franko-Gjerman!
Asnjëherë nuk ka pasur momentum më të përshtatshëm për një marrëveshje me Serbinë, që në thelb e ka njohjen.
Nëse lëshohet ky rast, pasojat do të jenë katastrofike për Kosovën.
Shpresoj që kryeministri Kurti nuk do të gabojë këtë herë!