Shpëtim Idrizi i preu shpresat Sali Berishës dhe ia bëri të qartë se nuk ia fal marrëveshjen me Vangjel Dulen që prodhoi si kandidat të Himarës Fredi Bejlerin, i cili bën fushatë me flamurin e ‘Vorio Epirit” duke provokuar çamet.
“PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje. Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët. Shqiptarët nuk duhet të votojnë Fredi Bejlerin produktin e marrëveshjes Berisha – Dule që fushatë me flamurin e Vorio Epirit, i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit”– njoftoi sot Idrizi.
Furtuna e largimeve te aleatëve duket se është problem më i vogël për Sali Berishën, i cili po përgatit bazën për një skenar të mundshëm të humbjes se gjyqit te vulës që mund ti pamundësonte regjistrimin ne zgjedhje me logon e PD.
“Bëhet gjithçka që ne të largohemi nga Parlamenti. Por ne nuk do e bojkotojmë Parlamentin Njësoj si në vitin 1991, ne jemi në një revolucion, Revolucionet i bën pakica, fitoren e firmos shumica.“- tha Berisha nga Tepelena.
Në mungesë të vulës dhe logos Ilir Meta do jetë streha e vetme për kandidatët e Sali Berishës në zgjedhjet e pranverës. Përgatitja për skenarin B kanë nisur bashke me fushatën e parakohshme ku kandidatët e Berishës po shfaqen krah Metës me ngjyrën dhe logon e Partisë së Lirisë në sfond.
“Ne kemi një marrëveshje me PD jo vetëm për fitoren e 14 majit por për rivendosjen e plotë të pluralizmit politik”-tha Meta nga Kukësi, transmeton Top Chanel.
Paralelisht me zgjedhjet, opozita po bëhet gati për protestën e 3 marsit, pasi ditën kur gjykata vendos për fati e PD, Sali Berisha ka vendosur të nxjerrë mbështetësit e tij në rrugë.