Një fëmijë i moshës rreth një vjeçare ka vdekur pas plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje në fshatin Hodonoc të Kamenicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatë se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një person i moshës rreth një vjeçare”, është shprehur Osmani.
Tutje, ai tha se trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në IML për obduksion, shkruan Klan Kosova.
Kujtojmë se babai i foshnjës vdiq dje në aksident, ndërsa nëna vazhdon të jetë në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra.